UBT News

​Dyshohet se vodhi stoli ari në vlerë 20 mijë euro, arrestohet 41-vjeçari

Policia ka arrestuar një 41-vjeçar me inicialet E.Xh., si i dyshuar për vjedhjen e rëndë që kishte ndodhur më 20 prill të këtij viti në Fushë Kosovë.

Në rastin në fjalë janë raportuar dëme materiale si dhe vjedhje stoli ari vlera e të cilit ishte 20 mijë euro. Personi i dyshuar është arrestuar mëngjesin e hershëm, në ora 6:00 në Fushë Kosovë.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore me vendim të prokurorit, është proceduar te zyrtarët e stacionit policor në Vushtrri, pasi ndaj tij janë aktive dy urdhëresa të gjykatës.

Exit mobile version