Një katërvjeçar dyshohet se ka rënë në kanalin e Ibër-Lepencit, në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë, mbrëmjen e së hënës.
Lidhur me rastin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, tha se kjo është një nga pistat e dyshimit.
Ai ka thënë se operacioni i shpëtim-kërkimit, i cili nisi dje, pritet të rifillojë sot.
“Janë dyshimet e para se ai mund të ketë rënë në kanalin e Ibër –Lepencit, por ende nuk kemi ndonjë rezultat konkret. Ai është zhdukur, nuk është parë nga bashkëmoshatarët e tij. Sot pritet të rifillojnë kërkimet”, tha Zahiti.
Zahiti tha se kanë përfshirë një perimetër të gjerë të kërkimit dhe se mbetet të shihet tutje.