UBT News

​Dyshohet për mjet shpërthyes në gjimnazin “Xhevdet Doda”

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 11:00 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në shkollën “Xhevdet Doda” në Prishtinë.

Sipas informacioneve të para, kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën në atë zonë.

Ndërkohë që në një perimetër të caktuar policia ka evakuuar nxënësit dhe personelin e shkollës, specialist të policisë po trajtojnë dhe verifikojnë informatën.

Exit mobile version