UBT News

​Dyshohen për dokumente të falsifikuara, arrestohen dy shtetas të Shqipërisë

Dy shtetas të Shqipërisë janë arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pasi që te kontrolla e dokumenteve në shkuarje, kanë prezantuar pasaportë të një shteti tjetër, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Rasti ka ndodhur dje. Ndërkohë, të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. 

Exit mobile version