UBT News

​Dyshimet për keqpërdorim me vajin, arrestohen dy zyrtarë të MINT-it

Drejtori i Divizionit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, dhe drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, Irfan Lipovica, janë arrestuar gjatë aksionit që po vazhdon në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Policia ka marrë nga zyret e MINT disa dokumente si dëshmi me vete. Ndërsa para pak minutash është afruar edhe një ekip tjetër i policisë brenda zyreve të MINT.

Përndryshe, Policia e Kosovës ka arrestuar Ridvan Muharremin në restorantin e tij “Buke e Zemër”, pas bastisjes që ka filluar në mëngjesin e ditës së sotme.

Zyrtarët policorë pas arrestimit të Muharremit nuk deshën të deklarohen për media.

Ndërkaq, ky arrestim i Ridvan Muharremit vjen si shkas i dyshimeve për keqpërdorim me rezervat shtetërore, specifikasht me incizimet për vajin.

Exit mobile version