UBT News

​Dyshime për keqpërdorim të detyrës zyrtare, kontrolle në tri lokacione

Policia e Kosovës me urdhër të gjykatës kompetente ka kryer kontroll në zyrën dhe vendbanimin e të dyshuarës femër kosovare nën dyshimin e kryerjes së veprës “Keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe shpëlarje parash.

Pas kontrollit të kryer në tri lokacione në Prishtinë, janë sekuestruar dëshmi si para, DVR, telefon mobil dhe dokumente në lidhje me rastin.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Exit mobile version