Një 20 vjeçare me shtetësi italiane dhe një shtetas i Kosovës ishin dy rastet e para të infektimit me COVID-19, dy vite më parë. Nga kjo pandemi kanë vdekur 3 mijë e 124 persona.
Kurse sot Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike të Kosovës, thekson se ekipet e tyre janë duke vazhduar punën deri në përfundimin e pandemisë.
Megjithatë që nga fillimi i vaksinimit antiCOVID janë dhënë 1 milionë e 817 mijë e 255 vaksina. Kurse me dozën e dytë janë imunizuar 818 mijë e 255 qytetarë, ndërsa me dozën e tretë dhe atë përforcuese janë vaksinuar 98 mijë e 577 qytetarë.