Kujdesi për mekanizmin mbrojtës të trupit është thelbësor që njerëzit të qëndrojnë të shëndetshëm. Çdo ditë ne jemi të ekspozuar ndaj diçkaje që mund të na sëmurë, nga bakteret te viruset dhe parazitët.
Sistemi imunitar lufton çdo sekond të ditës për t’ju mbrojtur nga sëmundjet. Mënyra e jetesës është gjithashtu e rëndësishme për imunitetin e mirë. Ruajtja e një peshe të shëndetshme, lënia e duhanit, gjumi cilësor prej 7 deri në 9 orë, ngrënia e frutave dhe perimeve janë pjesë e ndërtimit të një sistemi të fortë imunitar.
Vitaminat janë gjithashtu shumë të dobishme. Disa vitamina janë treguar se ndikojnë fuqishëm në imunitetin, por është e nevojshme të dihet se cilat vitamina janë natyrale. Ne marrim vitamina sepse ndonjëherë nuk i marrim mjaftueshëm ato përmes dietës. Por edhe kur përdorni suplemente, duhet të konsultoheni me mjekun, sepse mund të ketë efekt të kundërt, sidomos kur ndërveprohet me medikamente të caktuara.
Vitaminë C
Është një antioksidant i fortë që ndihmon në prodhimin e qelizave të bardha të gjakut, të cilat nevojiten për të luftuar infeksionet. Kur merren në një dozë të përshtatshme, suplementet orale të vitaminës C konsiderohen të sigurta. Por shumë vitaminë C mund të shkaktojë efekte anësore si nauze, të vjella, diarre, ngërçe në stomak, fryrje, lodhje, pagjumësi, dhimbje koke.
Në disa njerëz, suplementet orale të vitaminës C mund të shkaktojnë gurë në veshka, veçanërisht nëse merren në doza të mëdha.
Zinku
Ndihmon në rikuperimin e indeve të dëmtuara, shërimin e plagëve dhe prodhimin e qelizave të bardha të gjakut. Është relativisht i sigurt, por mund të ketë disa efekte anësore si dispepsi, diarre, dhimbje koke, nauze, të vjella.
Kur merret nga goja në doza të mëdha mund të shkaktojë mungesë bakri. Njerëzit me nivele të ulëta të bakrit kanë probleme neurologjike si ndjesi shpimi gjilpërash dhe dobësi në krahë dhe këmbë.