Dy persona janë vrarë nga një sulm ajror që e ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev. Kështu thotë shërbimi i emergjencës shtetërore të Ukrainës. Ndërsa 35 persona të tjerë janë shpëtuar.
Nga ky sulm u dëmtuan dy ndërtesa banimi me nëntë dhe 16 kate në rrethin Sviatoshynskyi, një ndërtesë banimi 10-katëshe në rrethin Podilskyi, një shtëpi në sektorin privat të rrethit Darnytskyi si dhe një pjesë e stacionit të metrosë Lukyanivska. Linja e metrosë është ende në punë.