UBT News

​Dy të vdekur nga aksidenti në Gojbulë të Vushtrisë

Mbrëmë ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Gojbulë, ku e përfshirë ka qenë vetëm një veturë me targa vendore me drejtues të miturin tani i ndjerë.

Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve të rrugës me ç’rast vetura ka dalur nga rruga dhe është rrokullisur.

Si pasojë e aksidentit dy persona kanë ndërruar jetë, vdekjen e viktimave e ka konstatuar mjeku përgjegjës. Rasti është inicuar si aksident trafiku me fatalitet.

“Fsh. Gojbulë, Vushtrri 02.11.2022 – 21:27. Ka ndodhë një aksident trafiku ku e përfshirë ka qenë vetëm një veturë me targa vendore me drejtues të miturin tani i ndjerë mashkull kosovar dhe pasagjerin tani i ndjerë mashkull kosovar. Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve të rrugës me ç’ rast vetura ka dalur nga rruga dhe është rrokullisur. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë ndërruar jetë, vdekjen e viktimave e ka konstatuar mjeku përgjegjës. Me urdhër të prokurorit viktimat dërgohen në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Exit mobile version