Drejtoria rajonale në Pejë ka njoftuar se, dy raste të ndara të dhunimit në komunën e Klinës dhe atë të Istogut.
Sipas raportit thuhet se në Klinë, është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që dyshohet se ka kryer veprën e dhunimit ndaj viktimës femër.
Ndërsa në rastin tjetër, një vajzë nga Istogu dyshohet se është dhunuar më 9 gusht të këtij viti.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rastet janë inicuar si dhunime.
Njoftimet e policisë:
Klinë 10.09.2022 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e dhunimit ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Istog 09.08.2022 – 14:00-16:00. Me datë 11.09.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e dhunimit ndaj viktimës femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.