UBT News

​Dy të arrestuar për dy raste të dhunimeve seksuale

Dy persona janë arrestuar për dhunim seksuale brenda 24 orëve në dy qytete të ndryshme të Kosovës.

Sipas Policisë, pas hetimeve lidhur me një rast të raportuar me 02 maj, dje në Fushë Kosovë, është arrestuar i dyshuari i dytë mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, në Gjilan, mbrëmë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se kishte bashkëjetuar me viktimën femër kosovare e mitur dhe dyshohet se është kryer vepra e dhunim seksual.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa viktima është dërguar në strehimore.

Exit mobile version