UBT News

​Dy të arrestuar në Jabllanicë të Pejës për rrahje

Dy persona janë arrestuar në Jabllanicë të Pejës nën dyshimet për rrahje të një personi tjetër.

Rasti sipas policisë së Kosovës ka ndodhur dje, pas një fjalosje mes dy të dyshuarve tashmë të arrestuar Q. E. (1968), E.E.(1994) dhe një personi tjetër, i cili me këtë rast mori lëndime të lehta trupore si pasojë e sulmit fizik.

Policia ka kryer bastisje në shtëpitë e dy të dyshuarve, ku janë gjetur dhe konfiskuar një armё e ashtuquajtur sharc, një karikator AK-47, 30 fishekё AK-47, dy kondakë druri të armës dhe tri palë dylbi.

Të dyshuarit pas intervistimit nga ana e hetueseve, me urdhër të prokurorit ndalohen për 48 orë.

Exit mobile version