UBT News

​Dy serbë hynë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, ndalohen nga policia

Njësitë policore kanë ndaluar një veturë me targa të Serbisë me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar, veturë në të cilën ka qenë edhe një pasagjer i dyshuar mashkull shtetas i Serbisë.

Vetura është ndaluar në fshatin Uglar dhe dyshohet se është futur në territorin e Republikës së Kosovës duke iu shmangur pikë kalimeve të rregullta kufitare.

Sipas Policisë, lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar që ndaj të dyshuarve të iniciohet rasti i lartcekur dhe të procedohet në procedurë të rregullt. 

Exit mobile version