Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet që ka penguar dy policë derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare në Pejë. Raportohet se policët kanë pësuar lëndime trupore.
“Pejë 18.04.2023-20:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti i ka penguar zyrtarët policor derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare. Gjatë arrestimit i dyshuar ka rezistuar me ç’ rast dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.