UBT News

​Dy ministra nga Shqipëria nisen drejt Kosovës

Minisri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani si dhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla janë nisur drejt Kosovës, për të marrë pjesë në homazhet në nder të rreshterit të rënë në detyrë Afrim Bunjaku. Lajmi është konfirmuar nga ministritë përkatëse.

Sot në Kosovë është ditë zie në nderim të rreshterit policor Afrim Bunjaku, i cili mbeti i vrarë një ditë më parë në veri të Mitrovicës pas një sulmi me armë zjarri nga një grup terroristësh. Po ashtu, të plagosur mbeten edhe dy policë të tjerë.

Bunjakut do t’i jepet lamtumira e fundit pasditen e sotme në ora 16:00 në fshatin e tij të lindjes, në Samadrexhë të Vushtrrisë.

Exit mobile version