UBT News

​Dy fëmijë nga Ferizaj gjejnë para dhe i dorëzojnë në polici

Dy fëmijë nga Ferizaj, kanë gjetur një shumë të caktuar të të hollave, para të cilat i kanë dorëzuar në Polici.

Sipas një komunikate për media rasti ka ndodhur të hënën pasdite.

Të hënën rreth orës 15:00 dy fëmijë nga Ferizaj, Erion Domaneku 12 vjeçar dhe Ergin Salihu 11 vjeçar, tek një objekt afarist përball shkollës ‘’Jeronim De Rada’’ në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Ferizaj, i kanë gjetur një shumë të caktuar të të hollave. Ata në prezencë edhe të prindërve të tyre, menjëherë paratë e gjetura i kanë dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj”, thuhet në komunikatë për media.

Policia ka apeluar pronarin/en e vërtetë të këtyre parave, të paraqitet në stacionin e saj në Ferizaj dhe të vërtetohet pronësia për t’ia dorëzuar ato.

Exit mobile version