Policia e Kosovës ka njoftuar se është raportuar se dy të mitur kosovarë janë hasur duke vjedhur në një market.
Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se të miturit janë intervistuar në prezencën e punëtorit social, ndërsa është arrestuar babai i tyre dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti është konsideruar “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës – vjedhje”.