Shoqata “Krimet e Luftës Gjakova 98’99” sot dorëzoi kontingjentin e 15 të kallëzimeve penale kundër kriminelëve serbë gjatë luftës së fundit në Kosovë, në Departamentin e Krimeve të Luftës në Policinë e Kosovës.
Shkëndije Hoda, udhëheqëse e grupit të shoqërisë civile për komunën e Gjakovës ka thënë se deri më tash kanë dorëzuar 80 kallëzime penale. Ajo gjithashtu është shprehur optimiste se këto raste do të zbardhen.
“Faktikisht sot është kontigjentini 15-të që është dorëzuar. Shoqata për krime lufte Gjakova, e cila vazhdon te sjell dosjet, kësaj here kemi sjell 80 lëndë dhe 80 kallëzime penale që kaënë të bëjnë me vrasje, tortura dhe dëme materiale të shkaktuara gjatë luftës. Është një prioritet për shoqatën, por është edhe një shtyrje për gratë e tjera që përmes shoqatës tonë munden me paditë, kur nje viktimë e dhunës seksuale ka ngritur një kallëzim penal ndaj 3 kriminelëve të cilët i ka njohur”, tha Hoda.