UBT News

​Dollari u dobësua me 4 për qind kundrejt valutave tjera

Dollari amerikan është në një trajektore rënëse sot, pasi përmirësimi i ndjenjës së tregut ka çuar në një rritje të çmimeve të aksioneve dhe valutave më të rrezikshme.

Indeksi i dollarit, i cili gjurmon vlerën e monedhës së gjelbër kundrejt një shporte rivalësh të mëdhenj, ra 0.4 për qind në 104,410 pikë, duke neutralizuar disa nga fitimet e javës së kaluar pas vendimeve të Rezervës Federale dhe Bankës Qendrore Evropiane për të rritur normat bazë të interesit.

Një rikuperim i oreksit për rrezikun e investitorëve nëpër tregje rriti aksionet evropiane pas një shitjeje të madhe javën e kaluar, me monedhat përfshirë euron dhe futën që rikuperuan disa nga humbjet e regjistruara në dy seancat e mëparshme.

Euro fitoi 0.4 për qind në 1.06260 dollarë, ndërsa funta britanike fitoi 0.7 për qind në 1.22195 dollarë. Pavarësisht rimëkëmbjes së sotme, vlera e të dyja këtyre monedhave është ende nën nivelin që ishin përpara lëvizjeve të javës së kaluar të bankës qendrore.

Jeni japonez gjithashtu u rrit me 0.4 për qind në 136.155 jen për dollar pas raporteve të medias se qeveria do të konsiderojë rishikimin e politikës kryesore monetare për të luftuar deflacionin kur të emërohet guvernatori i ri i Bankës së Japonisë në prill.

Qeveria në Tokio dhe Banka e Japonisë nënshkruan një deklaratë të përbashkët në vitin 2013, duke e detyruar bankën qendrore të sjellë sa më shpejt inflacionin në nivelin e synuar prej 2 për qind.

Exit mobile version