Dogana e Kosovës njofton se kanë arritur që të zbulojnë substanca narkotike në një dërgese postare që vinte nga shtetet e huaja.
Siç njofton Dogana, gjatë kontrolleve në Zyrën për Zhdoganimit Postar (Postën Doganore) zyrtarët doganor kanë dyshuar në përmbajtjen e dërgesës duke aluduar në peshën e pakos, përshkrimi se çfarë kishte në pako, e që përbënin indikatorë të mjaftueshëm që kjo pako të ekzaminohej në detaje.
“Pas hapjes së pakos janë gjetur qese të vogla me përshkrime tjera, por brenda gjendej substanca e dyshuar për marihuanë. Konform procedurave për mallra te ndaluara, është njoftuar Policia e Kosovës — Njësiti Anti Drogë, që kanë konstatuar se kemi të bëjmë me substancë narkotike e llojit marihuanë. Rasti është dorëzuar te Policia e Kosovës. Sasia e substancës narkotike ishte 115 gramë”, thuhet në njoftim.
Dogana njofton se ky institucion ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.