UBT News

​Dogana parandalon kontrabandimin e produkteve ushqimore

Njësitë e Doganës kanë parandaluar kontrabandimin e produkteve ushqimore. Sipas komunikatës së lëshuar nga Dogana, njësitë kanë identifikuar një automjet transportues, i cili kishte arritur që nëpërmjet vijës së gjelbër të hynte me mallra të kontrabanduara në Kosovë.

Sasia totale e mallrave ushqimore kalon vlerën mbi 12 mijë mijë euro, pjesa përbërëse e saj është mish peshku.

Lidhur me ketë rast është njoftuar Prokuroria dhe nen udhëheqjen e Prokurorit Kujdestar pas Intervistimit dy persona të dyshuar janë arrestuar dhe dërguar ne mbajtje.

Nën udhëheqjen e Prokurorisë janë duke u kontrolluar edhe disa lokacione të tjera.

Exit mobile version