Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Liritë Fetare, ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili ka shprehur solidaritetin e saj me të gjithë ata që përjetojnë shkelje të kësaj të drejte fundamentale dhe me ata që veprojnë dhe mbrojnë këtë të drejtë fundamentale.
Në një postim në Facebook, ajo ka shkruar se e drejta e njeriut për të vepruar në bazë të bindjeve fetare, është gjëja më e rëndësishme që duhet kujtuar si dinjitet parësor në Ditën Ndërkombëtare për Lirinë e Fesë ose Besimeve.
“Një akter shoqëror me të cilin përballet kjo e drejtë, në raport të keqkuptuar në të shumtën e kohës, është liria e shprehjes. Edhe vetë e drejta për besim ka kufizime të caktuara, ashtu edhe liria e shprehjes hyn në këtë kategori. Edhe pse si vlerë absolute e ngulitur në shoqëri demokratike, ajo është keqpërdorur për të çuar në shkeljen e të drejtave të të tjerëve, e posaçërisht, besimtarëve”, shkruan Ismaili.