Sot është 12 Maji – Dita Ndërkombëtare e Infermiereve, e cila përkon me datëlindjen e Florence Nightingale, e cila njihet edhe si themeluesja e infermierisë në botë.
Nightingale u bë e njohur gjatë luftës së Krimesë, teksa trajtonte ushtarët që vdisnin më shumë nga infeksionet sesa nga plagët e fushëbetejës. Ajo u bë e njohur si “Zonja me Llambë”, pasi punonte gjatë të gjithë natës.
Nightingale përdori përvojën në Krime për të përmirësuar kushtet shëndetësore në Britani. Emri i Nightingale (12 maj 1820-13 gusht 1910) është shënuar në shumë spitale.