Disa zona në Prishtinë do të mbesin pa furnizim me ujë gjatë ditës së nesërme. Kjo për shkak të realizimit të punimeve teknike nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.
Rruga pranë Komunës së Re, ajo e Stadiumit të Prishtinës e Arbëria janë disa prej zonave për të cilat KRU Prishtina ka njoftuar se do të mbesin pa furnizim me ujë nga ora 9 deri në 16:00.
Sipas njoftimit, punimet teknike do të realizohen për ndërrimin e gypit “Ac fi 200” në rrugën “Tirana”.
“Realizimi i punimeve teknike ka për fokus përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe zvogëlimin e humbjeve teknike të ujit. Gjatë kësaj periudhe kohore, pa furnizim me ujë mbesin këto zona shërbimi: rruga e ” Tiranës “, lagjja Arbëria pjesa nga hekurudha deri te rruga” Ahmet Krasniqi “, Komuna e Re, rruga” Bashkim Fehmiu”, rruga ” Vicianum”, rruga ” Nora e Hotit”, Stadiumi i Prishtinës me lokale përreth tij”, është bërë e ditur në komunikatë.