Prodhuesi suedez i eksplozivit, Alfred Nobel, më 14 korrik të vitit 1867, demonstron për herë të parë shpikjen e tij, dinamitin.
Ai arriti të bëhej më i pasur por edhe famëkeq. Në vitin 1888, Nobel u befasua kur lexoi nekrologjinë e vet me titull “Vdiq tregtari i vdekjes”, në një gazetë franceze.
Në fakt kishte vdekur vëllai i tij, Ludvig, por Alfredi i shqetësuar se si do t’a kujtonin kur të vdiste, vendosi të linte pas diçka që të kujtohej për të mirë.
Alfred Nobel ishte i interesuar personalisht në mjekësi eksperimentale dhe në testament kërkoi që kur të vdiste, me pasurinë e tij të krijohej një çmim për përparime përmes zbulimeve shkencore në laboratore “për të mirën e mbarë njerëzimit”.
Krahas çmimeve për Fizikë, Kimi, Letërsi dhe Paqe, çmimi për Ekonomi u krijua nga Akademia Suedeze e Shkencave më 1969 për nder të Nobelit, dhe quhet Çmim Nobel për ekonomi edhe sepse jepet në të njëjtën ditë me 5 çmimet e tjera Nobel.