UBT News

​Digjet një vilë pushimi në Skenderaj

Është djegur një vilë banimi në Skenderaj. Njësitet e KEDS-it kanë dalë në vendin e ngjarjes për ta fikur zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar dhe me rastin është informuar edhe prokurori. Rasti është inicuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

“Skenderaj 06.11.2022 – 02:16. Njësitet policore pas pranimit të informatës për një zjarr kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me zjarrfikësit dhe njësitet e KEDS-it dhe kanë vërejtur se është duke u djegur një vilë banimi-pushimore. Nuk është raportuar për të lënduar. Lidhur me rastin, është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet kompetente janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Exit mobile version