UBT News

​Digjet një shtëpi në Prishtinë

Një shtëpi është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Policia i tha KosovaPress se nuk ka të lënduar përveç dëmeve materiale.

“Rreth orës 07:30 është marrë informata për një zjarr në një shtëpi në rrugën ‘Robert Doll’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes, si dhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale”, thuhet në përgjigjen e PK për KosovaPress.

Exit mobile version