Një objekt ndihmës në kazermën e FSK-së në Dubravë të Istogut është përfshirë nga zjarri, por përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Pejë, Fadil Gashi.
“Rreth orës 11:35 policia është njoftuar për një zjarr në një objekt në kazermën e FSK-së në Istog, konkretisht në Dubravë. Zjarri e ka kaplu një objekt ndihmës. Policia dhe zjarrfikësit menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes, ku nuk ka të lënduar dhe zjarri është nën kontroll”, tha Gashi.