Një person ka raportuar se një makinë pune-eskavator, pronë e tij ishte përfshi nga zjarri mbrëmë në Kaçanik. Sipas Policisë, dyshohet se zjarri ishte shkaktuar nga një person i panjohur.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar, rasti vazhdon të hetohet.