UBT News

​Digjet edhe një tjetër veturë në Zveçan për shkak të konvertimit të targave

Edhe një tjetër veturë është djegur në Zveçan, për shkak të konvertimit të targave nga ilegale në RKS. Sipas njoftimit të Policisë të Kosovës, vetura ishte pronë e një femre nga komuniteti serb.

“Policia e Kosovës, me datën 08.11.2022, ka pranuar një informacion për djegien, vënien e zjarrit ndaj një veture me targa RKS, pronë e viktimës femër kosovare e komunitetit serb, me banim në komunën e Zveçanit”, thuhet në komunikatë.

Bëhet e ditur se Policia e Kosovës i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, ndërsa nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.

“Policia e Kosovës do të kujdeset në ofrimin e sigurisë ndaj qytetarëve pa dallime, në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe zbulimin e akteve të tilla kriminale”, thuhet në komunikatë. 

Exit mobile version