Në Autostradën “Ibrahim Rugova” është djegur një automjet i kompanisë “Besa Security”, veturë kjo e cila shërben për transportin e parave të gatshme.
Nëpërmjet një komunikate për media, “Besa Security” njofton se ekipa e cila ishte në automjet janë mirë. Po ashtu njoftojnë se nuk ka asnjë dëmtim të parave të gatshme.
“Sot para pak kohësh, në autostradën Ibrahim Rugova, si pasojë e një defekti në motor të veturës së transportit të parave të gatshme, është kapluar vetura në zjarr. Përveç dëmeve kolaterale të veturës, ekipi i transportit të parave të gatshme janë të gjithë shëndosh e mirë dhe nuk ka asnjë dëmtim të parave të gatshme”, thuhet në komunikatën për media.