Dy shtëpi janë përfshirë nga flaka në mëngjesin e sotëm në fshatin Hade të Obiliqit, por për fat të mirë nuk ka persona të lënduar.
Sipas pronarëve të shtëpive në rrugën “Izet Grajqevci”, në këtë fshat, zjarri erdhi si pasojë e sistemit elektrik në lagje.
Besniku Grajqevci, tha për KP se një shtëpi është djegur e tëra dhe një tjetër pjesërisht, gjë që ka bërë të jetë e pabanueshme.
“Shtëpia e djegur është e Skender Grajqevci, ku si pasojë kanë mbetur pa stre familja 4 anëtareshe. Shtëpi tjetër është e imja, iu është djegur kulmi dhe një dhomë, por që është e pabanueshme”, tha ai, duke shtuar se fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Ai shtoi se në vendin e ngjarjes kanë dal policia, hetuesit dhe zjarrëfikësit.
“Sipas raportit është konstatuar është vërtetuar që ka pas lidhje të shkurt në lagje dhe pastaj ka dhënë sinjal në shtëpi duke dhënë edhe krijimin e flakës”, tha ai.