Gjykata Themelore e Gjilanit ka caktuar masën e paraburgimit ndaj një të mituri, i cili dyshohet se ka dhunuar një vajzë po ashtu e moshës së mitur.
Në një komunikatë për media Gjykata Themelore në Gjilan bën të ditur se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të miturit E. B.
“Ekziston dyshimi i bazuar se i mituri ka keqpërdorur seksualit të miturën, e cila për shkak të moshës së saj nuk ka mundur të gjykojë e të vlerësojë pasojat e një marrëdhënie të tillë, e që nënkuptojnë edhe kryerjen e akteve seksuale. Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale dhunimi, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në komunikatë.
Sipas vlerësimit të gjyqtarit të procedurës paraprake në Departamentin për Mitur, qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit të lartcekur.