UBT News

​Dhunoi një femër, arrestohet gjilanasi

Është arrestuar një person në Stanishor të Gjilanit pasiqë dyshohet se ka dhunuar një femër.

Policia njofton se viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lidhur me rastin tashmë kanë nisur edhe hetimet. Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti se kishte dhunuar seksualisht viktimën femër kosovare. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin policor. 

Exit mobile version