UBT News

​Dhunoi gruan që shkoi t’ia merrte shtëpinë me qira, arrestohet i dyshuari

Një femër në Prishtinë ka raportuar në Polici se është sulmuar seksualisht nga një burrë, te shtëpia e të cilit kishte shkuar për ta marrë me qira.

Policia e ka hapur rastin si “dhunim”. Sipas raportit, rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00.

Aty bëhet e ditur se viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Exit mobile version