Një femër në Prishtinë ka raportuar në Polici se është sulmuar seksualisht nga një burrë, te shtëpia e të cilit kishte shkuar për ta marrë me qira.
Policia e ka hapur rastin si “dhunim”. Sipas raportit, rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00.
Aty bëhet e ditur se viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.