Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar paraburgim për personin që dyshohet se dhunoi një 12-vjeçare në Kamenicë.
Sipas kërkesës për të cilën njofton Prokuroria Themelore në Gjilan nëpërmjet një komunikate për medie, ekziston dyshimi se M.J gjatë muajit tetor në komunën e Kamenicës ka keqpërdorur seksualisht 12-vjeçaren.
“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, nga Gjykata Themelore në Gjilan, kundër të pandehurit M.J., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunimi”, nga neni 227, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri M.J., gjatë muajit tetor 2021, në komunën e Kamenicës, e ka keqpërdorur seksualisht të miturën e moshës 12-vjeçare”, thuhet në komunikatën për medie.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, i pandehuri gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.