UBT News

​Dhunimi i 11-vjeçares, sot protestohet për të kërkuar drejtësi

Sot duke nisur nga ora 12:00 në Prishtinë do të protestohet kundër rasteve të dhunimit të grave dhe vajzave në vendin tonë.

Mobilizimi për këtë protestë erdhi pas dhunimit të 11-vjeçares, e cila dyshohet se u dhunua nga pesë persona.

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist do të protestojë me kërkesat për mbrojtje dhe siguri nga shteti për vajzat dhe gratë me qëllim që të kërkohet drejtësi në mënyrë që dhunuesit ta marrin ndëshkimin e merituar. Protesta do të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Ndërsa të martën është mbajtur edhe një tjetër protestë, po me qëllimin e njëjtë. Dje ka dhënë dorëheqje drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, i cili ka thënë se deri tek ky rast erdhi pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares. 

Exit mobile version