UBT News

​Dhuna ndaj 3-vjeçarit, Nagavci: Inspektorët janë aty dhe pres të merren masa

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci tha se gjatë ditës pret raportet dhe se inspektorët e arsimit janë në çerdhen ku është ushtruar dhunë ndaj një fëmije 3-vjeçar.

“Inspektorët e arsimit tashmë janë aty. Pres që të merren të gjitha masat. Jam tejet e shqetësuar, duket se ky nuk është rast i izoluar. Shihet se janë më shumë se një person që kanë qëndruar indiferënt ndaj rastit”, deklaroi ajo.

Ngjarja ka ndodhur në një çerdhe publike në Fushë Kosovë.

Exit mobile version