Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci tha se gjatë ditës pret raportet dhe se inspektorët e arsimit janë në çerdhen ku është ushtruar dhunë ndaj një fëmije 3-vjeçar.
“Inspektorët e arsimit tashmë janë aty. Pres që të merren të gjitha masat. Jam tejet e shqetësuar, duket se ky nuk është rast i izoluar. Shihet se janë më shumë se një person që kanë qëndruar indiferënt ndaj rastit”, deklaroi ajo.
Ngjarja ka ndodhur në një çerdhe publike në Fushë Kosovë.