UBT News

​Dhoma e Tregtisë takohet me përfaqësuesit e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë

Qëllim i takimit mes Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë dhe ZRrE-së ishte diskutimi rreth alternativave për shitjen e energjisë elektrike të prodhuar nga gjeneratori me erë, si rasti i kompanisë anëtare “Wind Power” SH.A. e cila merret me prodhimin e energjisë elektrike nga gjeneratorët e erës.

Bëhet e ditur se është diskutuar edhe për inkurajimin e bizneseve për përfshirje në tregun e energjisë solare dhe krijimin e një bashkëpunimi mes bizneseve dhe Kesco-s me qëllim të blerjes së energjisë dhe jo kompenzimin.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe rreth kërkesës së Dhomës së Tregtisë sa i përket mundësive të rritjes së kapaciteteve prodhuese nga energjia solare, të caktohet një çmim për blerjen e saj, me qëllim të nxitjes së investimeve në panele solare dhe prodhim të energjisë së ripërtëritshme.

Exit mobile version