Komuna e Shtimes ka njoftuar qytetarët se në këtë qytet dhe në fshatra përreth më 20.09.2021 (e hënë), në ora 18:30 do të nis dezinsektimi.
Sipas njoftimit, dezisektimi do të përfshinë të gjitha rrugët e qytetit të Shtimes dhe këto fshatra: Davidovc, Rashincë, Gllavicë, Muzeqinë, Vojnoc, Gjurkoc, Godanc i Poshtëm, Godanc i Epërm dhe Lagje të Pajtimit.
“Ndërsa më 21. 9. 2021 (e premte), në orën 18:30, dezinsektimi do të bëhet në të gjitha rrugët e fshatrave: Zborc, Belinc, Carralevë, Pjetershticë, Karaçicë, Rancë, Reçak, Petrovë dhe Mollopolc. Ky proces mund të shtyhet për ndonjë datë tjetër në rast të motit me shi. Procesi i punës do të përcillet gjatë gjithë kohës nga ana e Menaxherit të Projektit, Bashkim Ahmeti.
Vërejtje: Me këtë rast, njoftojmë të gjithë pronarët e bletëve gjatë ditëve të cekura më lartë të mos i lëshojnë bletët për kullosë nëpër fshatra gjatë dezinsektimit të hapësirave publike për shkaqe të sigurisë së bletëve të tyre”, thuhet në njofitm.