UBT News

​Detyruan fëmijët e tyre të kërkojnë lëmoshë, arrestohen burrë e grua

Policia nё Istog ka identifikuar dhe arrestuar tё dyshuarin me iniciale E.G. i lindur më 1992, si dhe bashkëshorten e tij, pasi kanё detyruar fëmijët e tyre tё kёrkojnё lёmoshё.

Sipas Policisë, sot ata janё njoftuar se nё rrugën “2 Korriku”, nё Istog, nga njё automjet (kombi), kanё dalë disa fёmijё pёr tё kёrkuar lёmoshё.

“Menjёherё rastit iu kanё pёrgjigjur njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Istog, tё cilёt e kanё identifikuar dhe arrestuar tё dyshuarin E.G. i lindur me 1992. I njëjti ёshtё intervistuar, mё pas ёshtё arrestuar edhe bashkëshortja e tij, e cila ёshtё e pёrfshirё nё kёtё vepёr penale. Tё dyshuarit i kanё detyruar fëmijët e tyre tё kёrkojnё lёmoshё. Lidhur me rastin ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit, i cili ka urdhёruar qё i dyshuari tё dёrgohet nё mbajtje pёr 48 orё, ndёrsa e dyshuara ёshtё liruar nё procedurё tё rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Exit mobile version