Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin e djeshëm në Suharekë, ku një person ka goditur me thikë zyrtarin policor derisa ishte në krye të detyrës.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti kishte ndodhur pasi policia kishte intervenuar për dhunë në familje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë në familje. Në vendin e ngjarjes, i dyshuari i lartcekur ka sulmuar zyrtarët policorë duke e goditur me mjet të mprehtë (thikë) zyrtarin policor. Zyrtari policor me autoambulancë është dërguar në spitalin rajonal në Prizren për tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje.