UBT News

​Dështon shkarkimi i Dritan Abazoviqit

Në seancën e jashtëzakonshme, deputetët e Kuvendit të Malit të Zi nuk e kanë përkrahur rendin e ditës në kuadër të së cilës do të shqyrtohej shkarkimi i zëvendëskryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Nga 76 deputetë, 46 abstenuan, 19 pro dhe 11 kundër. Nesër pritet seanca e dytë në të cilën do të diskutohet për nismën e lëvizjes URA të Abazoviqit dhe një pjese të deputetëve të opozitës për mosbesimin e Qeverisë.

Zëvendëskryeministri Abazoviq tha se në seancën e nesërme të Kuvendit do të ketë madje më pak vota se sot për mbështetjen e Qeverisë së Malit të Zi. Ai tha se me rëndësi është të gjendet zgjidhje e qëndrueshme.

Nga ana tjetër kryeministri Zdravko Krivokapiq tha se është i vetëdijshëm se nesër do të shkarkohet Qeveria e tij, ndërsa u apeloi qytetarëve që të mos dalin në rrugë./AlsatM

Exit mobile version