UBT News

​Dështon mbledhja e komisionit hetimor për energjinë, mungon kuorumi

Në mungesë kuorumi ka dështuar mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Në këtë komision të pranishëm kanë qenë vetëm Driton Selmanaj, Mimoza Kusari-Lila, Besian Mustafa dhe Ferat Shala.

“Nuk mund të punojmë fare. Po presim që 25 minuta. Vetëm Pal Lekaj dhe Abelard Tahiri më kanë njoftuar se nuk mund të marrin pjesë, të tjerët jo”, ka thënë kryesuesi i komisionit, Driton Selmanaj.

Ai ka njoftuar se të premten do të mbahet mbledhja e radhës.

Ndërkaq, sot në rend dite ka qenë njoftimi për ndërrimin e anëtares së PDK-së, Eliza Hoxha, me deputetin Abelard Tahiri si dhe diskutim reth emrave të ekspertëve.

Exit mobile version