UBT News

​Dështon Komisioni për Integrime Evropiane

Në mungesë të deputetëve nga pozita ka dështuar mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane, gjatë të cilës ishte paraparë shqyrtimi i Projektligjit për plotësim ndryshim për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe konfiskuar, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Ndonëse mbledhja ishte paraparë të nis në orën 10:30 me kërkesën e deputeteve të Lëvizjes Vetëvendosje ajo ishte shtyrë për në orën 11:00. Por edhe në këtë kohë të caktuar deputetet e pozitës nuk erdhën në mbledhje.

Më pas kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Rrezarta Krasniqi u shpreh se kjo mbledhje mund të vazhdojë gjatë ditës pasi nuk ka kuorum për të vazhduar mbledhjen pasi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk ishin në mbledhje dhe se për pak pritet të nis seanca.

Exit mobile version