Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko ka thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe se do të punojë për njohjen nga Ukraina. Kështu u shpreh ai para Parlamentit të Kosovës, derisa theksoi se më 5 gusht i ka thënë parlamentit ukrainas që ta njeh pavarësinë e Kosovës si shtet të pavarur.
“Unë mendoj që kjo duhet të bëhet sa më parë, sepse ju keni luftuar për lirinë e juaj, ju jeni një shtet i pavarur. Unë do të bëjë çfarëdo që është në fuqinë time që të ju ndihmojë me këtë. Dhe dua t’ ju informoj se miqtë e Kosovës, tani i ka edhe më të shumtë miqtë. Në parlamentin ukrainas kemi organizuar një kauzë për miqtë e Kosovës dhe unë kam nderin që të jem kryetari i kësaj kauze. Dhe mund të llogaritni në ne në çdo moment. Dhe do të bëjmë çfarë do që është e mundur që t’ ju ndihmojmë që të ecim kësaj rruge së bashku me ju. Edhe si anëtar të Parlamentit të Këshillit të Evropës, si zëvendës president i Komisionit për Refugjatët dhe Migrim në Këshillin e Evropës dua t’ ju siguroj që unë aty do të bëjë çfarëdo që është e mundur që të mbështes Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës me të drejta e plota sa më parë që është e mundur. Kosova është Evropa, unë besoj në këtë”, ka thënë Goncharenko.