Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në seancën e sotme të Kuvendit e ka nisur me propozimin e deputetit të LDK-së, Kujtim Shala, i cili i mbështetur nga 39 deputetë të tjerë ka propozuar amandamentimin e Kushtetutës së Kosovës.
Konjufca tha se këto amandamente si kryetar i Kuvendit do t’i dërgojë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim.
“Deputeti Kujtim Shala i mbështetur nga 39 deputet të tjerë më 27 shkurt të këtij viti ka propozuar amandamentet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, amandamentet 27, 28 dhe 29 në Kushtetutën e Republikën e Kosovës të propozuar nga deputeti Kujtim Shala dhe të mbështetur nga 39 deputet të tjerë, këto amandamente i plotësojnë kushtet sipas nenit 144 të Kushtetutës për fillimin e procedurës për fillimin e amandamentimit e Kushtetutës së Kosovës dhe i dërgohen Gjykatës Kushtetuese për ta vlerësuar paraprakisht nëse ndryshimet e propozuara nuk e pakësojnë ndonjë nga të drejtat dhe liritë e përcaktuara në kapitullin 2 të Kushtetutës. Ndërkohë amandamenti numër 27 i propozuar nga Qeveria e Kosovës është proceduar në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim paraprak andaj radhitja e amandamenteve mund të ndryshoj me rastin e miratimit të tyre në seancën plenare.. Komisioni e ka kryer punën e vetë dhe i ka formuluar pas kësaj pune profesionale amandamentet të cilat do t’i dërgoj unë si kryetar i Kuvendit në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim”, Konjufca.